"Ndaluni dhe reflektoni", Rama-Perëndimit: A e ka në dorë Putini në Gjykatën e Hagës?
Duke iu referuar një pasazhi ku thuhet se “lufta e Rusisë i hapi sytë Europës”, Rama tha se kjo vlen tej mase për të zbardhur sipas tij rolin që Moska zyrtare luan në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë zotime të mëdha në Kosovë, duke hedhur hije dyshimi edhe mbi Gjykatën e Hagës. Teksa mori pjesë në prezantimin e librit ‘Përplasja e Madhe’ të nënkryetarit të Kosovës, Enver Hoxhajt, Rama ua tha në sy zyrtarëve të Kosovës se vendi ynë do të reagojë jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime konkrete konkrete.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se pas miratimit të një resolute në Kuvendin e Shqipërisë, më pas do të shkojë në Këshillin e Europës për të vërtetuar se akuzat e ngritura në raportin e Dick Martyn nuk janë të vërteta. Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së nuk janë marrë me trafik organesh njerëzore, e për pasojë KiE duhet të distancohet. Madje ngriti edhe hije dyshimi mbi institucionet e drejtësisë.
“Për të vazhduara te një element tjetër që është shumë i vlefshëm për ne për të kuptuar edhe gjyqin e Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë që në këndvështrimin tonë shumë personal është një arsye shumë e fortë për Perëndimin që të ndalet dhe të reflektojë për çfarë ka bërë me atë gjykatë dhe a është ajo gjykatë nën dorën e Putinit dhe të Moskës?”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se aleatët perëndimorë, të cilët kanë ushtruar presion për ngritjen e Gjykatës Speciale në Hagë, duhet të reflektojnë se kjo gjykatë është një grackë e Rusisë. Ndërsa nuk la pa përmendur edhe Vladimir Putin.
Teksa fliste, Rama ceku edhe tema të tjera. Ai mohoi lajmin se ka mercenarë shqiptarë të vrarë që luftojnë në Ukrainë. Duke mohuar kështu listën e publikuar nga ana e ambasadës ruse. Një fjalë e mbajti edhe Ali Ahmeti, i cili në fjalën e tij, tha se ka vetëm dy rrugë për Kosovën dhe Serbinë, marrëveshje ose luftë. Ndërkohë që nuk munguan edhe batutat për të ftuarit specialë. Mes tyre, Memli Krasniqi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.
Sondazh
DOKUMENTAT- Sali Berisha sfidon Artan Lamen: Asnjë problem s'ka Kadastra, ua garantoj unë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha këtë pasdite se qeveritarët ditën dhe natën vetëm ...
Do përballen në gjyq, Këlliçi: Kokalari më sulmoi për shkak të xhelozisë!
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllici komentoi akuzat që ka adresuar ndaj tij, Evi Kokala...
"Përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët", Rama : S’dua ta përmend emrin e Dick Martyn
Edi Rama KOSOVË- Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së prezantimit të librit “Përplasja e Madhe”, shkruar nga...
"Enver vetëm foltore mos na vë" Rama s’i kursen batutat në promovimin e librit të Hoxhajt:Gjithë ky milet për një libër
Edi Rama KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në promovimin e librit të ish-politikanit të Kosovës Enver Hoxhaj, nuk i ka kursye...
“Mund të dyshohem për frikacak apo tradhtar”, Rama: Aliu e ka kap njëherë armën, un jo
Edi Rama KOSOVË- Kryeministri Edi Rama i ftuar në promovimin e librit të ish-politikanit të Kosovës Enver Hoxhaj tha se do të...
Meta ktheu marrëveshjen për Butrintin, Zhupa: Betejë e fituar, mbrojti Kushtetutën!
Ina Zhupa TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për privatizimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Lëvizja e ...
“Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi ose do të plasë lufta”, Ali Ahmeti: Me Ramën kemi fol gjithmonë për paqe
Ali Ahmeti KOSOVË- Kryetari i partisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, BDI-së Ali Ahmeti ka qenë i ftuar s&eu...
"Ky është thelbi i tradhëtisë sime", Rama: Kush shtyn Kosovën në luftë shtyn dhe Shqipërinë
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, në promovimin e librit të ish-ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë...
Shqiptarët e vrarë në Ukrainë, Rama: Nuk kemi asnjë informacion zyrtar për praninë e tyre atje
KOSOVË- Kryeminsitri Edi Rama në ceremoninë e publikimit të librit “Përplasja e Madhe”, shkruar nga ish-ministri i j...
Takimi me Berishën/ Avokati Manushaqe: T'u bëhet testi i drogës, mostrat t'i dërgojmë në Gjermani
Artan Manushaqe TIRANË- Aktivisti dhe avokati Artan Manushaqe tha në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike, se ka të dhëna q...


