Politike

Shqiptarët e vrarë në Ukrainë, Rama: Nuk kemi asnjë informacion zyrtar për praninë e tyre atje

Në fjalën e tij Rama tha se ka dëgjuar shpesh se nga presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov përmendin shpesh Kosovën dhe Shqipërinë.

20 Qershor 2022, 18:55 Nga d.a.

Shqiptarët e vrarë në Ukrainë, Rama: Nuk kemi asnjë

KOSOVË- Kryeminsitri Edi Rama në ceremoninë e publikimit të librit “Përplasja e Madhe”, shkruar nga ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka mohuar zërat se ka shqiptar që luftojnë në Ukrainë.

Në fjalën e tij Rama tha se ka dëgjuar shpesh se nga presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov përmendin shpesh Kosovën dhe Shqipërinë.

Më ka bërë përshtypje, që në fillim përmendet në mënyrë të vazhdueshme nga Putini apo Lavrovi, apo dhe të tjerë në Moskë, Kosova. Po ta vini re, në mënyrë të vazhdueshme përmendet, madje futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të këtyre skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrovi nuk flet për të tjerët, flet për shqiptarët dhe kosovarët. Duke dhënë dhe duke nxjerrë shifra të pabazuara në asnjë gjë, sepse ne nuk kemi asnjë informacion për qytetarë shqiptarë, të Republikës së Shqipërisë të paktën, të vrarë në këtë konflikt”.-tha Rama.

Rama ju referua lajmit të publikuar dy ditë më parë nga ministria e jashtme ruse e cila nxorri një listë me mercenarët e huaj të vrarë në Ukrainë ku 42 ishin shqiptarë nga 150 që luftojnë atje. Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar lajmin dhe madje ka thirr ambasadorin rus në Shqipëri për të dhënë sqarime.

edi rama ne kosove enver hoxhaj

Sondazh

Poll