Politike

Takimi me Berishën/ Avokati Manushaqe: T'u bëhet testi i drogës, mostrat t'i dërgojmë në Gjermani

Sipas tij, duhet ndërmarrë ky hap, madje të gjitha monstrat duhen dërguar në Gjermani, ndryshe nga sa u veprua tek Policia e Shtetit.

20 Qershor 2022, 18:54 Nga k.m.
Takimi me Berishën/ Avokati Manushaqe: T'u bëhet testi i
Artan Manushaqe

TIRANË- Aktivisti dhe avokati Artan Manushaqe tha në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike, se ka të dhëna që gjyqtarë dhe prokurorë janë përdorues të lëndëve narkotike. Ndaj dhe propozoi që të bëhet testi anti-drogë.

Sipas tij, duhet ndërmarrë ky hap, madje të gjitha monstrat duhen dërguar në Gjermani, ndryshe nga sa u veprua tek Policia e Shtetit.

"Ka akuza ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve se janë përdorues të lëndëve narkotike. Ne si qytetarë, avokatë dhe opozita të kërkojmë që të kalojnë në testin e përdorimit të lëndëve narkotike. Të bëhet testi për lëndët narkotike, 10 vjet, 20 vjet qëkur ka filluar profesionin. Kjo lidhet me integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka lidhje me integritetin e figurës. Nuk kemi laboratorë ne këtu? T'i dërgojmë në Gjermani. Pse u pezullua testi i drogës në Policinë e Shtetit? Sepse po dalin që të gjithë janë përdorues të lëndëve narkotike. Dhe nuk duhet të kishte filluar nga punonjësi i thjeshtë, por nga kupola lart. Kjo është drejtësia,"- tha ai.

Sa i takon hartës së re gjyqësore, Artan Manushaqe tha se po i heqin qytetarit aksesin në drejtësi, duke bërë me dije detaje mendimin e tij në tryezën e mbledhur nga kryedemokrati Sali Berisha. 

artan manushaqe

Sondazh

Poll