Aktualitet

“Më çatë b*thën”, Bejtja sqaron pse u nervozua: Duket sikur e bëjnë me tendencë.

23 Shkurt 2019, 06:33 Nga DOSJA
“Më çatë b*thën”, Bejtja sqaron pse u

Pasi u nervozua në emisionin “Opinion” ka folur për situatën e krijuar gazetari Andi Betja. 

Për gjithë situatën e krijuar në “Opinion” ai është shprehur dje në “Zonë e Lirë”, se ka respekt për kohën televizive që i jepet dhe se nervozohet kur i ndërpresin fjalën.

 “Unë nuk nxehem kur debatoj me të tjerët, as kur më ofendojnë, as kur më shajnë. Por vjen një moment që duhet të themi një fjali për atë që jemi të ftuar në studio dhe duhet të respektojmë edhe të ftuarit e tjerë dhe kohën televizive. Duhet të kemi më shumë respekt për studion dhe televizionin, sepse kemi fatin që zemë një hapësirë që mund ta zinin të tjerët, që mund të flisnin edhe më mirë se ne. Kur gjërat ndodhin në mënyrë të përsëritur, duket sikur ta bëjnë me tendencë, për të mos lënë të flasësh. Unë e marr me shumë përgjegjësi daljen në televizion dhe nervozohem kur nuk më lenë të mbaroj fjalën, apo më marrin fjalën.”, u shpreh ai. 

Të enjten në mbrëmje Betja  hodhi gotën e ujit në studio ndërkohë që u është drejtua gazetarëve Vangjeli, Alfred Peza dhe Luarasi me shprehjen: “Nuk ndërpreva njeri.. Më lini të flas se më çatë b*thën”.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi betja zone e lire andi betja zone e lire

Sondazh

Poll