Aktualitet

Vrau nënën e 6 fëmijëve, dosja e Çlirim Shahollit kalon në Gjykatë

22 Shkurt 2019, 19:50 Nga DOSJA
Vrau nënën e 6 fëmijëve, dosja e Çlirim Shahollit

Ditën e sotme Prokuroria ka dërguar në Gjykatë dosjen për të pandehurin Çlirim Shaholli, i cili akuzohet të ketë vrarë bashkëshorten e tij. Shaholli do të gjykohet për akuzën “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c te Kodit Penal.

Krimi në familje tronditi qytetin e Durrësit, më datë 8 qershor 2018 teksa Shaholli në grindje e sipër vrau bashkëshorten e tij Adriana Shahollin, nënën e 6 fëmijëve. Sipas hetimeve 42-vjeçari e goditi bashkëshorten e ndjerë me sende të forta prerëse në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Shaholli ka ndërruar jetë në spital, ku u dërgua nga vetë bashkëshorti që e goditi.  

Mendohet se krimi ndodhi për arsyen se Shaholli u bë xheloz se 40-vjeçarja nisi punë në lavanderi dhe e akuzoi atë se kishte marrëdhënie me pronarin. Në sherr e sipër ai tha se e shtyu dhe gruaja përplasi kokën në dysheme. “Nuk doja ta vrisja, si mund të lija jetim fëmijët e mi,”- ka deklaruar Shaholli në polici ku u vetëdorëzua dhe rrëfeu krimin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriana shaholli burri vret gruan clirim shaholli krim ne familje vrasja ne durres adriana shaholli burri vret gruan clirim shaholli krim ne familje vrasja ne durres

Sondazh

Poll