Politike

Ylli Manjani para Berishës: S'ka shpërdoruar detyrën Saimir Tahiri, e gjitha maskaradë

Ylli Manjani tha se nuk ishte dakord me përmendjen e emrave gjatë diskutimit, pasi Berisha përmendi gjyqtarin Sokol Sadushi, ndërsa vetë përmendi Saimir Tahirin.

20 Qershor 2022, 18:36 Nga k.m.
Ylli Manjani para Berishës: S'ka shpërdoruar detyrën Saimir
Ylli Manjani

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi me avokatët dhe kryedemokratin Sali Berisha, për të biseduar mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalës së tij. Ai tha se nuk ishte dakord me përmendjen e emrave gjatë diskutimit, pasi Berisha përmendi gjyqtarin Sokol Sadushi, ndërsa vetë përmendi Saimir Tahirin. Sipas tij, ai u prangos për t'u përdorur më pas si mjet presioni për gjithë të tjerët. 

"Nuk i dal në mbrojtje njeriu. Për interesin publik përdor edhe emra konkret. Kam përdour edhe emrin e Saimir Tahirit. Po nuk ka shpërdoruar detyrën Saimir Tahiri, për të qenë të drejtë. Kjo nuk është drejtësi. Është maskaradë për t'ju thënë njërëzve që ne kur fusim Saimirin tonë, nuk pyesim për ju. Kjo nuk është drejtësi, është hakmarrje. Të torturojnë proceduralisht në mënyrë të tmerrshme të mundshme. Të arrestojnë që do gjejmë prova, ku i ke provat? Kur arrestohesh do të thotë ke ngritur akuzë. Kur ngre akuzë, minimalisht ke dy prova direkte. Drejtësia popullore e shokut Enver, kjo është fiks. Duhet filluar me një Kushtetutë të re, me një sistem të ri drejtësie,"-tha ai. Ndëra propozoi edhe ndryshimin e të gjithë Kushtetutës së Shqipërisë, me pretendimin se e ka përmbushur ciklin e saj.

Mirëpo në fakt, Berisha ka qenë një prej akuzuesëve më të mëdhenj të Tahirit në kohën kur mbante postin e ministrit të Bredshëm, duke e pagëzuar edhe me nofkën "Saja i narkopolicisë". Megjithatë sot nuk pati asnjë reagim ndaj fjalës së Manjanit. 

ylli manjani

Sondazh

Poll