Bota

Peskov: Vendimi i Lituanisë për të ndaluar tranzitin e mallrave rusë është ilegal

Hekurudhat e Lituanisë, kompania shtetërore hekurudhore, e kishte njoftuar Rusinë se duke filluar nga mesnata e 18 qershorit, trenat tranzit me mallra që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së nuk do të lejohen më të kalojnë, tha guvernatori i rajonit të Kaliningradit Anton Alikhanov në kanalin e tij telegram e premte.endimi

20 Qershor 2022, 14:39 Nga d.a
Peskov: Vendimi i Lituanisë për të ndaluar tranzitin e mallrave
Anton Alikhanov

RUSI- Vendimi i Lituanisë për të ndaluar tranzitin e materialeve të sanksionuara drejt Rusisë përmes rajonit të Kaliningradit, enklava e Rusisë në Bashkimin Evropian, është i paprecedentë dhe Rusia e konsideron atë të paligjshëm, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

"Ky vendim është vërtet i paprecedentë. Kjo është një shkelje e gjithçkaje. Ne e konsiderojmë gjithashtu të paligjshme. Është pjesë e një bllokade, sigurisht” u tha Peskov gazetarëve gjatë një konference të rregullt të hënën.

Hekurudhat e Lituanisë, kompania shtetërore hekurudhore, e kishte njoftuar Rusinë se duke filluar nga mesnata e 18 qershorit, trenat tranzit me mallra që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së nuk do të lejohen më të kalojnë, tha guvernatori i rajonit të Kaliningradit Anton Alikhanov në kanalin e tij telegram e premte.

Lista e mallrave të ndaluara përfshin materiale ndërtimi, çimento, metale dhe një numër mallrash të tjera të rëndësishme si për ndërtim ashtu edhe për prodhim, sipas Alikhanov.

Vendimi i Lituanisë është i fundit i një shteti anëtar të BE për të sanksionuar Rusinë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt. Në fund të majit, Bashkimi Evropian ra dakord të ndalojë 90 për qind të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, krahas masave të tjera, thanë në atë kohë udhëheqësit e Këshillit Evropian.

Marrëveshja për ndalimin e eksportit të naftës ruse në BE. Kjo mbulon menjëherë më shumë se 2/3 e importeve të naftës nga Rusia, duke shkurtuar një burim të madh financimi për makinën e saj të luftës”, njoftoi Michel në një postim në Twitter.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë njoftoi një raund tjetër sanksionesh që synojnë zyrtarët e qeverisë ruse dhe elitat pranë presidentit rus Vladimir Putin me një sërë sanksionesh të reja financiare dhe diplomatike në fillim të qershorit.

anton alikhanov dmitry peskov sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll