Art&Argëtim

Aktori Idris Elba rikthehet në garë për rolin e 'James Bond'

Producentja Barbara Broccoli, pranoi se Idris kishte qenë në konsideratë për të marrë rolin

20 Qershor 2022, 13:01 Nga d.d
Aktori Idris Elba rikthehet në garë për rolin e 'James
 Idris Elba

BRITANI E MADHE-Aktori Idris Elba, është rikthyer në garë për të luajtur rolin "James Bond" dhe gjithashtu është në bisedime për të marrë rolin kryesor.

Sipas mediave të huaja, Elba kishte hequr dorë nga marrja e vendit të aktorit Daniel Craig. Por sipas një burimi, ai tani po konsiderohet të jetë 007- i ardhshëm pasi u rendit i pari në testet e kërkimit të tregut.

Një burim tha: “Idris ka qenë prej kohësh në bisedime për të luajtur një rol në epokën e ardhshme të historisë së James Bond dhe vitin e kaluar po konsiderohej për një rol si antagonist. Megjithatë, bisedimet rreth tij duke luajtur rolin kryesor kanë filluar përsëri pasi producentët e kuptuan se sa popullor do të ishte ai pas kryerjes së hulumtimeve sekrete të tregut.Ai u rendit lart në grupin e larmishëm të adhuruesve të filmit të ftuar për të marrë pjesë në të.Ata nuk donin ta shihnin atë si një armik ata e duan atë si hero.”

Producentja Barbara Broccoli, pranoi se Idris kishte qenë në konsideratë për të marrë rolin.

"Ne e njohim Idrisin, unë jam mike me të. Ai është një aktor i mrekullueshëm.James Bond është një personazh jashtëzakonisht i lakmuar, ikonik, i dashur që i çon audiencën në këtë udhëtim masiv arratisjeje. Sigurisht, nëse dikush do të më thoshte, ‘A dëshiron të luajë James Bond?’, unë do të thosha, ‘Po!’ ” tha Broccoli.

Aktori, i cili ka pasur role kryesore në The Wire dhe Mandela: Long Walk To Freedom, së fundmi përfundoi xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë të dramës Luther në MB.

idris elba daniel craig barbara broccoli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Qershor 2022, 09:40 A.B

ZYRTARE! Sunny Hill do mbahet në Prishtinë

Sunny Hill KOSOVË- Festivali 'Sunny Hill Festival' mbahet në Prishtinë, në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Pas shumë debatesh se f...