Aktualitet

Mashtrimi me 18 mln euro, arrestohet një person, tre të tjerë në kërkim (Emri)

22 Shkurt 2019, 16:18 Nga DOSJA
Mashtrimi me 18 mln euro, arrestohet një person, tre të tjerë

Tiranë–Prokuroria e Tiranës ka lëshuar ditën e sotme 4 urdhër arreste në vijim të hetimeve për skemën e mashtrimit me TVSH-në. Deri më tani në pranga ka rënë Xhon Lama ndërsa në kërkim janë edhe tre persona të tjerë, të cilët kanë kryer tërheqjen e parave nëpër banka.

Nga hetimet ka rezultuar se Xhoni ka tërhequr në bankë si përfaqësues i subjekteve fiktive afro 6 milionë euro. Pak ditë më parë u vendosën në pranga 13 biznesmenë, ndërsa 12 të tjerë u shpallën në kërkim me akuzën e krijimit të skemave fiktive duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë euro. 

Skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore, por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte ua ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë. Më pas këto subjekte fiktive realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH. Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet.

Gjatë kohës së arrestimeve, për mediat u bë e njohur historia e Bledar Metko, i cili ishte lavazhier dhe familja e tij jeton në skamje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet evazion fiskal mashtrimi i 18 mld leke mashtrimi i tvsh xhon lama evazion fiskal mashtrimi i 18 mld leke mashtrimi i tvsh xhon lama

Sondazh

Poll