Politike

Harta e re gjyqësore, Berisha: Më 20 qershor diskutojmë me profesionistë

Berisha ka lajmëruar një takim.

20 Qershor 2022, 11:15 Nga F.M
Harta e re gjyqësore, Berisha: Më 20 qershor diskutojmë me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se do të zhvillojë bisedime me profesionistë të drejtësisë. Nisur nga harta e re gjyqësore, Berisha ka lajmëruar një takim që do të mbajë sot, më 20 qershor.

"Bashkë për të drejtën, bashkë për drejtësinë. 20 qershor 2022. Diskutim me profesionistë të drejtësisë mbi sfidat e Sistemit Gjyqësor, hartën e re gjyqësore, ligjin e ri për Tatimin mbi të ardhurat, impaktin tek profesionet e lira nga Ligji për fiskalizimin, etj. Me prezencën e Kryetarit të PDSH-së, prof.dr.Sali Berisha,"- shkruan Berisha në një psotim.

Shkurtimi i gjykatave ka bërë që Dhoma e Avokatisë të futet në bojkot prej një jave. Më hartën e re, vendi ynë do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, dy administrative dhe një apeli. Në total janë shkurtuar 18 gjykata të shkallës së parë, pesë administrative dhe një Apel. Kjo gjë sipas Minsitrisë së Drejtësisë sjell një sistem më cilësor dhe ul korrupsionin. Por nga ana tjetër, rrit distancën mes qytetarëve e gjykatave si dhe vështirëson punën e avokatëve.

sali berisha

Sondazh

Poll