Art&Argëtim

Përdhunoi një vajzë për dy ditë me radhë, arrestohet regjisori në Itali, fitues i Oscar

E reja është shfaqur me shenja dhune në një spital, dy ditë pasi u abuzua nga regjisori. Përpara bluzave të bardha ajo bëri dhe denoncimin.

19 Qershor 2022, 18:22 Nga F.M
Përdhunoi një vajzë për dy ditë me radhë,
Paul Haggis

ITALI- Regjisori kanadez, fitues i çmimit Oscar, Paul Haggis është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë. Mediat italiane shkruajnë se regjistori është ndaluar në Brindisi të Italisë. Sipas mediave italiane, ai ka detyruar një vajzë të re të kryejë marrëdhënie seksuale për dy ditë me radhë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në Ostuni, në Itali, kohë kur regjisori kanadez mori pjesë në eventin “Allora Fest”. E reja është shfaqur me shenja dhune në një spital, dy ditë pasi u abuzua nga regjisori. Përpara bluzave të bardha ajo bëri dhe denoncimin për abuzim nga Haggis. E reja ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike.

Haggis është fitues të çmimit të Akademisë Kanadeze të filmave me " Fëmija milion dollarësh", "Crash" dhe ka luajtur në dy kapituj të sagës 007. Ende nuk ka një reagim nga regjisori.

paul haggis arrestohet paul haggis

Sondazh

Poll