Aktualitet

Detaje/ Aksidenti i dy turistëve në Syrin e Ciklopit, policia: Ndodhen në Spitalin e Traumës

Për shkak të terrenit të vështirë, turistët janë dërguar në spitalin e Traumës me ndihmën e një helikopteri. 

18 Qershor 2022, 21:13 Nga I.A
Detaje/ Aksidenti i dy turistëve në Syrin e Ciklopit, policia: Ndodhen
Policia

TIRANË- Policia ka nxjerr njoftimin për turistët e plagosur në Syrin e Ciklopit në Tiranë. Mësohet se dy turistët me iniciale D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç kanë rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe kanë marrë lëndime të shumta. Për shkak të terrenit të vështirë, turistët janë dërguar në spitalin e Traumës me ndihmën e një helikopteri. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”. Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë. Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

aksidentohen turistet te syri i ciklopit

Sondazh

Poll