Politike

Rama sot në Kosovë, ndalon për vizitë në familjen e Hashim Thaçit

Kryeministri do të shkojë në Burojë, te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e vizitoi ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.

19 Qershor 2022, 07:38 Nga A.B
Rama sot në Kosovë, ndalon për vizitë në familjen e
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, do të vizitojë ditën e sotme familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Rama do të shoqërohet nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin. Mediat në Kosovë kanë zbuluar se kreu i qeverisë do të ndalet edhe në disa biznese në Kosovë. Në orën 17:00, Rama do të jetë në Xërxë në një fabrikë mielli, ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë, ndërsa në 17:45, do ta vizitojë një fabrikë dyshekësh në Gjakovë.

Pasi të ketë mbaruar takimet me punonjësit në këto biznese, ministrat e Ramës do të shkojnë në Prishtinë, ndërsa kryeministri do të shkojë në Burojë, te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e vizitoi ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ndërsa të hënën në Prishtinë, Rama dhe Kurti do të zhvillojnë takimin e radhës të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

edi rama rama ne kosove

Sondazh

Poll