Politike

Ndërroi 3 kostume në Ukrainë, Spiropali: Ishte akt higjenik, ishim 24 orë në tren

E ftuar në “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, ministrja tha se ai udhëtim ka qenë shumë i gjatë, dhe se ndërrimi i kostumeve ishte akt higjenik.

18 Qershor 2022, 18:56 Nga I.A
Ndërroi 3 kostume në Ukrainë, Spiropali: Ishte akt higjenik,
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që komentuan ndërrimin e veshjeve të saj gjatë vizitës zyrtare në Ukrainë. E ftuar në “Kjo Javë” në News24, ministrja tha se ai udhëtim ka qenë shumë i gjatë, dhe se ndërrimi i kostumeve ishte akt higjenik.

Nisida Tufa: Ju jeni njohur dhe me disa lajme shpërndarë në disa portale të ndryshme ku vihet në pah, veshja juaj. Keni një koment për këtë?

Spiropali: Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty,  sidomos për një anëtare te delegacionit, grua. Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë. U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake.

elisa spiropali

Sondazh

Poll