Politike

Berisha: DSIK i Ramës pajisi me certifikatë sigurie të NATO-s motrën e Dumanit kur përmendi Ballën

Ish-kryeministri shkon më tej kur thotë se DSIK e pajisi me certifikatë sigurie pikërisht kur Dumani filloi rrëfimin për serinë e vrasjeve në SPAK lidhjet e qeveritarëve të lartë me krimin, duke përmendur edhe Taulant Ballën.

18 Qershor 2022, 18:12 Nga k.m.
Berisha: DSIK i Ramës pajisi me certifikatë sigurie të NATO-s
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se motra e Nuredin Dumani, Xhuljana është e punësuar në Ministrinë e Jashtme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se ky është një superskandal, ku motra e vrasësit me pagesë pajiset me certikatë sigurie për NATO-n. Ish-kryeministri shkon më tej kur thotë se DSIK e pajisi me certifikatë sigurie pikërisht kur Dumani filloi rrëfimin për serinë e vrasjeve në SPAK lidhjet e qeveritarëve të lartë me krimin, duke përmendur edhe Taulant Ballën.

"Super skandal i ri! Banda qeveritare e Elbasanit e pajisur me çertifikate sigurie per NATO.  Miq, Njera prej bandave me te rrezikshme ne Europe dispononte edhe çertifikate sigurie per NATO-n.   Mediat informojne sot se me daten 06.06.2022, motra e vrasesit serial Nuredin Dumani u pajis nga drejtori i pergjithshem i DSIK, i cili varet direkt nga Edi Rama, me çertifikate sigurie per te lexuar edhe dokumentat sekrete te NATO-s. Kjo u be me kerkese te Ministres se Jashtme Olta Xhaçkes.  Ky super skandal ndodhi pikerisht ne ditet kur i vellai i saj depononte ne prokurori serine e vrasjeve me pagese qe ai ka kryer, por edhe lakimin e Taulant Balles dhe qeveritarve te tjere te larte si te perfshire ne veprimtarite e bandes.  Denoj me forcen me te madhe kete superskandal qe deshmon lidhjet e tmerrshme te niveleve me te larta te qeverise me krimin,"-shkruan Berisha.

E reja punon në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, edhe pse i vëllai ka konfirmuar në SPAK pjesëmarrjen e tij në dhjetëra atentate. Madje, Policia e Shtetit rezulton se ka marrë në mbrojtje të renë, e cila ka në dorë informacione sekrete të sigurisë dhe diplomacisë.

 

sali berisha xhuljana dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll