Politike

Çmimi i naftës, Vasili: Bordet po vjedhin, në Hungari shitet 142 lekë/l

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se bordet që janë ngritur për të normalizuar çmimet po vjedhin.

18 Qershor 2022, 22:17 Nga I.A
Çmimi i naftës, Vasili: Bordet po vjedhin, në Hungari shitet
Petrit Vasili

TIRANË- Nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me çmimin e naftës në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se bordet që janë ngritur për të normalizuar çmimet po vjedhin. Po ashtu ai ka sjell si shembull çmimin e naftës në Hungari, që është vetëm 142 lekë.

Postimi i Plotë:

Hapni syte, qeveria po ju baderdis me naften! Ne Hungari nafta vetem 142 leke, ne Shqiperi 261 leke, cfare vjedhje e perbindshme Bordi! Perpara 2 oresh ne Hungari nafta kushtonte 479 forinta litri ose vetem 142 leke. Ndersa Bordi i Hajduteve Qeveri-Oligarki e vendosi plot 261 leke. Ne Shqiperi nafta kushton 119 leke me shume 83% me shume se ne Hungari. Vjedhje e tille e perbindshme nuk eshte pare kurre. Bordi po plaçkit dhe grabit ne menyren me mafioze shqiptaret.

petrit vasili çmimi i naftës në shqipëri

Sondazh

Poll