Politike

Abazoviç jep detaje për ndërtimin e urës mbi Bunë: Do lidhë 34 km plazhe me rërë

Me anë të një postimi në Facebook, Abazoviç shkruan se ura do të jetë e gjatë 310 m dhe me dy korsi kalimi.

18 Qershor 2022, 19:33 Nga I.A
Abazoviç jep detaje për ndërtimin e urës mbi Bunë: Do
Projekti i Ures

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka publikuar disa detaje në lidhje me urën që do të ndërtohet për të shkurtuar largësinë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Me anë të një postimi në Facebook, Abazoviç shkruan se ura do të jetë e gjatë 310 m dhe me dy korsi kalimi. Gjithashtu në këtë urë do të ketë trotuare për kalimtarët si dhe dy korsi biçikletash.  

Postimi i Plotë:

Informacion i ri për urën në Bojana. Gjatësia totale e urës do të jetë 310 m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139 metra. Ura do të jetë 17 metër e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3.75 m secila, dy trotuare nga 2 metër secili dhe dy korsi për biçikleta nga 1.25 metër secila. Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit. Distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 km. Data e planifikuar e përfundimit të punimeve është gusht 2024. Bëjmë njerëzit bashkë! Po e bëjmë ekonominë të fortë! Ne po ndërtojmë Malin e Zi.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll