Politike

Rama provon qershitë në Dibër: Kjo qënka si mollë

Teksa ka postuar një video në Facebook nga vizita, Rama i shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është takuar mne disa fermerë. 

18 Qershor 2022, 17:55 Nga I.A
Rama provon qershitë në Dibër: Kjo qënka si mollë
Edi Rama ne Diber

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme plantacionet frutore në Dibër. Teksa ka postuar një video në Facebook nga vizita, Rama i shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është takuar mne disa fermerë. 

I ulur në hijen e pemëve, Rama ka provuar qershitë e Dibrës, duke bërë dhe disa batuta me fermerët.

Fermeri: Ti ke për borxh me na dhënë lekët ne kemi për borxh të punojmë tokën. Pastaj ça do mbjellim e vendos konsumatori. Kjo qershi ka ardhur nga Franca si varitetet e kemi shartuar. Është e shitur, çmimin ja vendos sa të duash. Nuk ke nevojë ta lutësh tregtarin.

Rama:  Ti thua ata qe e kanë këtë problem duhet ta shtartojnë.

Fermeri: Qershia tjetër e patrajtuar dhe e paushqyer merre ti dhe për një orë çoje atje te tregu prishet.

Rama: Kjo nuk është si qershi është si mollë e vogël. Disa njerëz lodhen mundohen dhe nuk e dinë se kjo kërkon dije dhe informacion, pasi vendos tregu nuk vendos ti. Kur nuk ta blen konsumatori nuk ta blen.

edi rama frida krifca

Sondazh

Poll