Politike

Shembja e godinës/ Mes kullave, “FUSHA” do ndërtojë edhe një Teatër

28 Korrik 2019, 09:12 Nga DOSJA
Shembja e godinës/ Mes kullave, “FUSHA” do ndërtojë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të diplomatit dhe përkthyesit shqiptar Jusuf Vrionit lidhur me një reagim të këtij të fundit për Teatrin kombëtar.

Vrioni deklaron në një intervistë se Teatri Kombëtar është ndërtuar me një material të shoqërisë “Pater” që e ka jetëgjatësinë 25 vite dhe duhet rindërtuar nga e para.

Ndërkohë kryeministri e ka shpërndarë me ndjekësit në Facebook këtë deklaratë dhe thotë se kjo ” çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar”

Postimi i Ramës: 

Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni.

Ajo që Rama bën sikur ngatërron është që tjetër është domosdoshmëria e rindërtimit apo e riparimit të Teatrit dhe tjetër ndërtimi i kullave.

Veç atyre që kanë interesa politike, pjesa tjetër e kundërshtuesve të prishjes janë kundër të ashtuquajturit projekti ‘Fusha’.

Ky projekt do prodhojë afro 90 mijë metra katrorë kulla, mes të cilave, edhe një teatër.

Shpejtësia e miratimit të projektit dhe niveli i angazhimit shtetëror për këtë projekt privat është vërtet mbresëlënës.

Sipas disa dokumentave që Dita ka lexuar ka mjaftuar një kërkesë dyfaqëshe nga ana e biznesmenit Shkëlqim Fusha që t’i hapi rrugën në kohë rekord një projekti që synon të transformojë pronën e tij prej vetëm 298 m2 aty afër në një kompleks kullash 17-21 kate, të shtrira mbi 8465 m2 tokë publike-përfshirë Teatrin Kombëtar, ish-selinë e Partisë Demokratike dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Duke krahasuar datat e dokumentave të prodhuara me shpejtësi nga administrata për këtë projekt bën përshtypje se vetëm 3 javë pas paraqitjes së kërkesës së Fushës, projekti ishte gati.

Po a dinte Vrioni që për kryeministrin e sotëm dikur ithtar i “kthimit të Tiranës në identitet” sot i dashuruar pas kullave, rindërtim i Teatrit nuk do të thotë thjesht rindërtim i Teatrit?

Nëse do ta dinte sigurisht nuk do pranonte të përdorej kësisoj.

Marrë nga Dita

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama jusuf vrioni kompania fusha ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar edi rama jusuf vrioni kompania fusha ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll