Politike

Foto-Emri/ Lulzim Basha me këshilltar të ri, kush është lazaratasi që sot është krahu i “djathtë” i kryedemokratit

28 Korrik 2019, 08:00 Nga DOSJA
Foto-Emri/ Lulzim Basha me këshilltar të ri, kush është

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat në Gjirokastër  dha edhe lajmin se si këshilltar të tij ka tani edhe Roland Bejkon. Ky i fundit është ish-kryetari i degës së PD Gjirokastër dhe aktualisht pedagog në universitetin e Tiranës dhe në një universitet privat.

Bejkos i është ngarkuar detyra për të qenë koordinator për rishikimin e reformës territoriale dhe decentralizimit. Po kështu do të merret edhe me të gjitha çështjet e pushtetit lokal në hartimin e programit të Partisë Demokratike së bashku me një grup të mirë ekspertësh të fushës.

Kush është Ronald Bejko?

Roland Bejko është diplomuar për gjuhë dhe letësi shqipe në vitin 1991 në Universitetin e Gjirokastrës me punim temë diplome mbi veprën letrare të shkrimtarit Petro Marko me udhëheqës pedagogun dhe shkrimtarin e njohur Sadik Bejko, vlerësuar me notën 10. Në 2003-2005 ka kryer një master për filozofi politike në Universitetin Paris 8, Francë e punimin “Trupi politik si trupi njerëzor, rasti i diktaturës komuniste ne Shqipëri”. 2007-2008 ka qenë student i parë shqiptar që ka ndjekur shkollën e mirënjohur ENA (Ecole National de l’Administration) për administrim publik në Strasbourg,Francë.

Aktiviteti profesional

Në 2005-2007 i emeruar nga Kryeministri i Shqiperisë Sali Berisha si Prefekt i Beratit.  Më pas ka punuar disa vite si Këshilltar i Ministrave të Brendshëm Bujar Nishani, e Flamur Noka me fokus reformën e decentralizimit të pushtetit lokal, decentralizimin fiskal, qeverisjen e mirë, dhe reformimin e administratës publike. Në 2009-2011 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm për Hartimin e Politikave të Pushtetit Vendor dhe Integrimit Evropian në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë kësaj periudhe  Bejko ka qenë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në delegacionin e Unionit të Mesdheut kryesuar nga ministri francez i emigracionit Eric Besson ku ka marrë pjesë në shumë takime të zhvilluara në Marok, Qipro, Mal të Zi, Paris etj. Ai ka qenë pjesë e delegacionit në nivel ekspertësh për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe gjatë negociatave për lëvizjen pa viza të shqiptareve në Evropë duke negociuar në Paris, Berlin, Bruksel etj. Prej 15 vitesh, pedagog në universitete të ndryshme si ai i Gjirokastrës, Elbasanit, UET, Luarasi, Albania University dhe Universiteti i Tiranës.

Aktiviteti politik

Roland Bejko bën pjesë tek studentët e parë që u çuan kundër diktaturës komuniste në vitet 1990-1991 duke qenë njëri prej drejtuesve të protestës së studentëve të Gjirokastrës. Është ndër themeluesit e Partisë Demokratike ku ka marrë pjesë në mbledhjen që zgjodhi komisionin nismëtar të drejtimit të saj. Në vitet 2002-2005 ka qenë anëtar i kryesisë së PDSH. Disa herë kryetar i PD Gjirokastër dhe aktualisht njëri prej anëtarëve më të vjetër i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Ka drejtuar shumë fushata elektorale. Ka qenë disa herë kandidat për deputet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike këshilltari lazaratas i bashës lulzim basha ronald bejko këshilltari lazaratas i bashës lulzim basha ronald bejko

Sondazh

Poll