Aktualitet

Akuzohen për favorizim kanabisi, lihen në arrest shtëpie oficerët e arrestuar në Shkodër

Këtë masë dha sot Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, për efektivët që akuzohen për favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë.

18 Qershor 2022, 17:26 Nga I.A
Akuzohen për favorizim kanabisi, lihen në arrest shtëpie
Gjykata e Shkodres

SHKODËR- 4 efektivët e policisë që u ndaluan nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore janë lënë në arrest shtëpie. Këtë masë dha sot Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, për efektivët që akuzohen për favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë.    

Akuzat që ishin ngritur për N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë, u zbehën, pasi këta të fundit kanë deklaruar se zbuluan parcelën me kanabis në Velipojë dhe që kryen asgjesimin 560 bimëve

zamir sytari arben hoxha ergys lohja hysni beqiri

Sondazh

Poll