Aktualitet

DOSJA e Demollit/ U kap me kokainë në Gjermani, paratë i investoi, hotelin ia kaloi tezes së gruas

Godina në momentin e blerjes, ka qënë me dy kate dhe më pas është ndërtuar pa leje dhe një kat i tretë, duke sjellë legalizmin e kësaj shtese pa leje dhe hipotekimin e komplet godinës në emër të Leonora Kalajsë. Po ashtu, sipas saj i gjithë investimi ka kushtuar 15 milion lekë.

18 Qershor 2022, 17:42 Nga k.m.
DOSJA e Demollit/ U kap me kokainë në Gjermani, paratë i
Pamje nga "Tree hotel"

TIRANË- Këtë të enjte, Policia e Shtetit vendosi sekuestron e “Tree hotel” në Korçë, që në është në emër të një gruaje të moshuar, por që dyshohet se pas saj fshihet 36-vjeçari Erion Demolli. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News”, se i riu  i përfshirë në trafikun e kokainës, pasurinë luksoze në një nga zonat më të mira të qytetit ia kishte kaluar në pronësi tezes së bashkëjetueses së tij, Leonora Kalaja.

Ndërsa për ta administruar biznesin kujdesej, nëna e Erionit, Fatime Demolli dhe bashkëjetuesja 31-vjeçare Elefteria Mara. Pasuria ishte blerë në 16 janar të vitit 2019 nga tezja e bashkëjetueses së Erion Demollit, me një vlerë prej 9.5 milion lekë. Ndërsa vetë Kalaja ka edhe një biznes të quajtur “Linja 150”, por nuk i justifikon të ardhurat e pasurisë dhe hotelit edhe pse prerendon se e paguar me “cash”.

Godina në momentin e blerjes, ka qënë me dy kate dhe më pas është ndërtuar pa leje dhe një kat i tretë, duke sjellë legalizmin e kësaj shtese pa leje dhe hipotekimin e komplet godinës në emër të Leonora Kalajsë. Po ashtu, sipas saj i gjithë investimi ka kushtuar 15 milion lekë.

Ndërsa në raportin e përpiluar nga Policia e Shtetit, rezulton se Erion Demolli, prej disa vitesh ka kryer trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. “Punën” e ka nisur fillimisht në qytetin e Korçës dhe Pogradecit dhe më pas e ka transferuar në Gjermani. E me paratë e mbledhura ka ndërtuar hotelin luksoz “Tree Hotel”.

Sipas raportit Erion Demolli, në vitin 2009 është arrestuar në qytetin e Pogradecit, me një sasi lënde narkotike kokainë. Për këtë ngjarje në Maj 2010, fillimisht ai u deklarua i pafajshëm nga Gjykata e Pogradecit, por më pas ka qënë gjykata e Apelit Korçë, që vendosur të bëjë ndryshimin e vendimin, duke e dënuar përfundimisht Demollin, me 3 vjet e 4 muaj burgim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Po ashtu, në vitin 2013, ai rezulton të jetë arrestuar nga policia Federale e Frankfurtit në Gjermani, ku është kapur me lëndë narkotike në aeroport dhe me në doza jo të vogla.

I shpallur fajtor, ai është dënuar në Gjermani dhe më pas është deportuar në Shqipëri, ku ka nisur dhe biznesin. Përveç hotelit, Elefteria Mara zotëron një apartament me vlerë 50 mijë euro dhe një automjet tip BMË me vlerë 20 mijë euro. Të dyja, dyshohet se vijnë nga paratë e paligjshme, e janë shënuar në emër të bashkëjetueses së tij me qëllim për t’i fshehur. Por, ka të dhëna se Demolli ka blerë në zonën e Voskopojës një banesë, të cilën e përdor si lokal sërish bashkëjetuesja e tij, Elefteria Mara. Një sekuestro është vënë në hotel, megjithatë hetimet vazhdojnë.

 

tree hotel erion demolli leonora kalaja elefteria mara

Sondazh

Poll