Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, flet xhaxhai: Na lajmëruan pas 4 ditësh

Duke folur për ngjarjen e rëndë, ai tha se kanë marrë shumë pak informacion mbi autorët dhe se i kanë lajmëruar vetëm pas 4 ditësh, pasi ka ndodhur ngjarja.

18 Qershor 2022, 18:12 Nga I.A
Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, flet xhaxhai: Na lajmëruan pas 4
Xhaxhai i Martin Cecos

MALIQ- Xhaxhai i 26-vjeçarit Martin Çeço që u vra dhe u hodh në rezervuar ka folur në lidhje me ngjarjen. Duke folur për ngjarjen e rëndë, ai tha se kanë marrë shumë pak informacion mbi autorët dhe se i kanë lajmëruar vetëm pas 4 ditësh, pasi ka ndodhur ngjarja.

“Ne na lajmëruan pas 4 ditëve që është mbytur nipi edhe erdhëm. Nuk dimë asgjë, jo ka ikur këtu apo aty. E kishte gjetur policia, e morën t’i bënin autopsinë. E motra vajti në vendngjarje. E gjetën pas ca ditësh. Ne sot e morëm vesh që është vrarë nga disa persona thonë që autorët janë nga Peshkëpia, nuk janë nga fshati. Djali ishte i urtë, ne dëgjuam që ishte i lidhur me një vajzë, e dëgjuam po nuk dimë gjë”, tha xhaxhai i viktimës për News 24.

martin çeço vritet martin çeço

Sondazh

Poll