Aktualitet

Flet babai dhe motra e njërit prej autorëve të vrasjes së 26-vjeçarit: Ka qenë i dënuar më para

Babai i tij tha se Angjo ka qenë i dënuar me 4 muaj burg dhe një herë më përpara, pasi u akuzua për ngacmim nga një vajzë tjetër. 

18 Qershor 2022, 18:21 Nga I.A
Flet babai dhe motra e njërit prej autorëve të vrasjes së
Babai i Bledi Angjos

MALIQ- Babai dhe motra e Bledi Angjos, njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit në Maliq, Martin Çeços kanë folur. Ky i fundit ka qenë ish-i dashuri i vajzës së mitur, të cilën Çeço ishte i lidhur. Babai i tij tha se Angjo ka qenë i dënuar me 4 muaj burg dhe një herë më përpara, pasi u akuzua për ngacmim nga një vajzë tjetër. 

"Kam 4 fëmijë, një e kam në Tiranë, Bledi në Korçë, punonte si çoban. Skam folur me Bledin më shumë fliste çupa,jam në dijeni që e kanë arrestuar. Vinte këtu por jo shumë shpesh, ka pasur probleme edhe më përpara me policinë,e kanë marrë njëherë e ngatërruan, u dënua 4 muaj e akuzuan se kishte ngacmuar një çupë. Nuk është i fejuar por ka patur të dashur", tha ai për Report Tv.

Ndërkohë që e motra e Angjos u shpreh se, ai nuk ka pasur konflikte të mëparshme. Ai gjithashtu tha se po bën dy ditë që nuk ka pasur mundësi që të komunikonte me të.

"Me vëllain kam dy ditë që kam kontaktuar. Dje i bija tel nuk e hapte. E dëgjova në televizor për arrestimin. Vëllai punonte në Marjanë, çoban vëllai nuk ka pasur konflikte asnjëherë, asnjëherë po të të gënjej të hapet e të futem unë. Nuk e di për vrasjen,nuk i njoh nuk i di. Vëllain e kanë shoqëruar edhe njëherë me pa të drejtë në polici se ky thotë nga frika unë unë unë. Pronari i vëllait e ka emrin Vali, ka 2 muaj që ka shkuar aty si çoban. Mardhëniet me pronarin i kishte shumë të mira, ka ardhur dhe në shtëpinë time, më ka thënë vëllai është shumë i mirë. Me aq sa di unë vëllai nuk ka pasur lidhje. Në fund të Qershorit ka emrin babi dhe i thashë pronarit të ma sillte këtu vëllain se jetonte andej. Unë nuk e di se nga bije fshati Kopanec as vëllai nuk e di", tha ajo.

martin çeço bledi angjo vritet martin çeço

Sondazh

Poll