Aktualitet

Marrëveshja- Agim Kajmaku bleu pasurinë 1 mln lekë...ia shiti vetes 730 mijë USD

Pasi u zgjodh kryebashkiak i Vorës, në korrik të vitit 2019, Kajmaku ia shiti 49 % të aksioneve bashkëshortes së tij Merita Kajmaku në vlerën 100 mijë USD.

18 Qershor 2022, 17:37 Nga k.m.
Marrëveshja- Agim Kajmaku bleu pasurinë 1 mln lekë...ia shiti
Agim Kajmaku

VORË- Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë nga autoritetet italiane, ka blerë një pasuri të paluajtshme me vlere 1 milionë lekë, pasuri të cilën më pas ia ka shitur po kompanisë së tij. Po kësaj here me vlerë 730 mijë USD. 

Gazetari Adriatik Doçi shkruan në "Shqiptarja.com" se Kajmaku deklaronte se në vitin 2003 ka blenë në Vorë një ndërtesë me sipërfaqe me 356 m2 si dhe tokë truall me sipërfaqe 2100 m2, me vlerë 1 milionë lekë. 14 vite më vonë, në shkurt të vitit 2017, Kajmaku e ka rivlerësuar këtë pasuri në vlerë 73 milionë lekë ose rreth 730 mijë USD. Ndërsa një muaj më pas, në mars e ka shirtu tek ‘Kajmaku’ shpk, në vlerë 730 mijë USD.

Bashkëpronarë të kompanisë ‘Kajmaku’ shpk ishin pikërisht Agim Kajmaku me 49 % të aksioneve dhe bashkëshortja e tij, Merita Kajmaku. Pasi u zgjodh kryebashkiak i Vorës, në korrik të vitit 2019, Kajmaku ia shiti 49 % të aksioneve bashkëshortes së tij Merita Kajmaku në vlerën 100 mijë USD.

Agim dhe Merita Kajmaku deklarojnë një pasuri në total me vlerë 2.5 milionë USD, pa llogaritur kapitalin e kompanisë e Kajmaku, me emër të ndryshuar në A.M.E 2020, me vlerë rreth 20 milionë lekë ose 200 mijë USD. Të dy, si burim i llogarive bankare dhe pasurive të paluajtshme deklarojnë se i kanë kursime familjare ndër vite, që i kanë gjeneruar edhe nga biznesi i tyre A.M.E 2020. 

Pikërisht me këtë kompani, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane për trafik droge më 27 maj të 2022. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij, Edmondin. Ndërsa shoferi i kamionit ishte nipi tjetër, Ladi Kajmaku. 

agim kajmaku merita kajmaku

Sondazh

Poll