Aktualitet

DETAJE nga vrasja në Maliq: Autorët lanë shapkat anës rezervuarit të dukej si vetëvrasje

Po ashtu, autorët dyshohet se e kanë nxjerrë nga shtëpia 26 vjeçarin rreth orës 23:00. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ai ka qënë i veshur si në shtëpi më tuta, bluzë dhe shapka.

18 Qershor 2022, 16:53 Nga k.m
DETAJE nga vrasja në Maliq: Autorët lanë shapkat anës
Martin Çeço

KORÇË- Pas asaj që ishte inskenuar të dukej si vetëvrasje në të vërtetë ishte një vrasje e mirëfilltë, të paktën kështu lënë të kuptosh të gjitha shenjat e para. 26-vjeçari Martin Çeço është mbytur me litar dhe më pas është hedhur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Autorët për ta bërë që të dukej si vetëvrasje kishin lënë dhe shapkat e viktimës anës rezervuarit.

Po ashtu, autorët dyshohet se e kanë nxjerrë nga shtëpia 26 vjeçarin rreth orës 23:00. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ai ka qënë i veshur si në shtëpi më tuta, bluzë dhe shapka.

"U dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit,"-informon sot policia e Korçës

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se pas këtij krimi fshihet një lidhje dashurie që 26-vjeçari kishte me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht. Autorët i kanë kërkuar të riut që të ndërpriste bisedën me të renë por ai nuk ka pranuar. Më pas, edhe babai i tij kishte marrë vesh se çfarë po ndodhte, e po ashtu i ka kërkuar të birit që të ndërpriste bisedën me vajzën. E mesa duket këmbëngulja e tij për të vazhduar historinë i ka kushtuar jetën. 

martin çeço korce vritet martin çeço

Sondazh

Poll