Aktualitet

I dënuar me 1 vit burg për dhunimin e djalit, 40-vjeçari kapet në Kapshticë

Arsyeja e arrestimit ka qenë se 40-vjeçari ishte i dënuar me një vit burg për dhunë në familje ndaj djalit të tij të mitur.

18 Qershor 2022, 16:31 Nga k.m.
I dënuar me 1 vit burg për dhunimin e djalit, 40-vjeçari kapet
Foto ilustruese

KORÇË- Policia e Shtetit ka arrestuar 40-vjeçarin, e identifikuar me iniciale B.K., i cili po hynte në territorin shqiptar në pikën kufitare të Kapshticës. Arsyeja e arrestimit ka qenë se 40-vjeçari ishte i dënuar me një vit burg për dhunë në familje ndaj djalit të tij të mitur.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 09.10.2019, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës,”- njofton Policia.

policia e shtetit

Sondazh

Poll