Aktualitet

Kush fshihet pas resortit në hyrje të Tiranës? Erjon Skëndaj: U rrafshua kurora e gjelbër!

Ai ka ndarë pamjet me video, që i përkasin kodrës së mbuluar me pemë që ndodhet përballë Qendrës Tregtare, TEG, në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan.

18 Qershor 2022, 15:36 Nga k.m.
Kush fshihet pas resortit në hyrje të Tiranës? Erjon
Erjon Skëndaj

TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj, ka bërë denoncimin e tij të radhës, kësaj herë lidhet me një ndërtim në periferi të kryeqytetit. Ai ka ndarë pamjet me video, që i përkasin kodrës së mbuluar me pemë që ndodhet përballë Qendrës Tregtare, TEG, në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan.

Pamjet dhe fotot si nga toka dhe sateliti dëshmojnë gjurmën e madhe të shkatërrimit të naturës së virgjër si dhe kantierin e stërmadh, ku pritet të nisi ndërtimi i një rezidence të re me vila. Kjo është dëshmia e radhës sesi projekti i Pyllit Orbital në vend të 2 milion pemëve të reja po bën të kundërtën. Në vend që të shtohet, vilat e reja po zhdukin nga periferia edhe atë bimësi dhe pyje ekzistuese të trashëguara nga shekulli i kaluar.

erjon skëndaj vilat e reja tek teg

Sondazh

Poll