Aktualitet

VD-Drejtonin mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, policia rrugore vë në pranga 3 persona

Sipas njoftimit të policisë, tre shtetasit O. K., 41 vjeç, A. S., 29 vjeç dhe R. U., 21 vjeç u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

18 Qershor 2022, 14:03 Nga d.a
VD-Drejtonin mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, policia
Aksioni i policise

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës gjatë një aksioni të zhvilluar në 24 orët e fundit ka vënë në pranga 3 persona të cilët u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, tre shtetasit O. K., 41 vjeç, A. S., 29 vjeç dhe R. U., 21 vjeç u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike, të vendosin rripin e sigurimit dhe të moderojnë shpejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, u evidentuan dhe u goditën edhe 3 raste të tjera të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 28 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

- O. K., 41 vjeç, A. S., 29 vjeç dhe R. U., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike, të vendosin rripin e sigurimit dhe të moderojnë shpejtësinë.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

policia rrugore arrestohen 3 persona ne tirane

Sondazh

Poll