Aktualitet

Pa kaluar ende 24 orë nga çmimi rekord i naftës, Bordi ndryshon sërish vendimin

Vendimi i marrë, do të hyjë në fuqi sot datë 18 Qershor, të paktën deri në mbledhjen e radhës.

18 Qershor 2022, 14:22 Nga k.m.
Pa kaluar ende 24 orë nga çmimi rekord i naftës, Bordi ndryshon
Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur sërish pa u mbushur 24 orë. Nafta është ulur me 4 lekë, duke shkuar në 261 lekë/litri, ndërsa benzina shitet 236 lekë/litri. E vetmja që nuk ka ndryshuar është çmimi i gazit, që do të jetë 86 lekë/litri me pakicë. Vendimi i marrë, do të hyjë në fuqi sot datë 18 Qershor, të paktën deri në mbledhjen e radhës.

"Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë,"-thuhet ndër të tjera në njoftim. 

POSTIMI I PLOTË

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

bordi i transparencës

Sondazh

Poll