Aktualitet

VD-Cllevio Serbiano sërish LIVE: Tahirin e kam 44 hapa larg. Me ne, edhe "pentito"

Kleviol Ahmeti ka ndarë edhe detaje se kush vuan dënimin në të njëjtin institucion dënimi me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

18 Qershor 2022, 15:46 Nga k.m.
VD-Cllevio Serbiano sërish LIVE: Tahirin e kam 44 hapa larg. Me ne, edhe
Cllevio Serbiano dhe Saimir Tahiri

FIER- Cllevio Serbiano, ose ndryshe Kleviol Ahmetaj ka folur sërish nga burgu i Fierit, ku edhe po mbahet në qelitë e paraburgimit. Teksa flet live me të dashurën dhe shokët e tij, duke përdorur rrjetin social "Tik Tok", Ahmeti ka ndarë edhe detaje se kush vuan dënimin në të njëjtin institucion dënimi me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

"Këtu është Saimir Tahiri, e di sa larg e kam? 44 hapa larg. Janë të dënuar ata, ne jemi në paraburgim. Dmth është 3 katësh burgu. unë rr vetëm, jam tek rezidenca 1. Tani ngaqë janë bërë shumë. Përballë jam Julian Sinanajn. Pendititon më të famshëm,"-thotë reperi në video.

Po kush është Julian Sinanaj?

Pas trajnimit nga rusët në Greqi, i ashtuquajturi “ujku i vetmuar” për 15 vite “punë” në Athinë, Pire dhe Selanik ka kryer më shumë se 20 vrasje apo akte terroriste. Më pas kur ndjeu se jetën e kishte të rrezikuar nga ata që kishin qënë klientët e tij vendosi që të lëvizte sërish. U kthye në Shqipëri dhe gjeti “strehë” në Vlorë, ku edhe do të ringrinte “biznesin” e tij.

Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të, Julian Sinanaj, ia doli që t’ja hidhte ‘paq’ burgut përjetë. Ai vendosi që të rrëfente para hetuesve gjithë ‘aktivitetin e tij’ duke fituar statusin e të penduarit. Ndihmesa e dhënë për drejtësinë e shpëtoi nga mbyllja përjetë në qeli, por u dënua me 30 vjet burg. I prangosur nga Policia që prej vitit 2014, Sinanaj pret qetësisht në qelinë e tij momentin e lirimit. Ndërsa për vrasjet dhe jetën e tij si një killer i vetmuar është shkruar edhe një libër. 

(k.m/dosja.al)

 

 

cllevio serbiano saimir tahiri

Sondazh

Poll