Aktualitet

"Më telefonoi dhe më tha se e kërcënojnë", vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, flet motra: E dinim për lidhjen

Lidhur me motivet e ngjarjes, ajo tha se ajo dhe familja ishin në dijeni të lidhjes së dashurisë që i vëllai kishte me një vajzë.

18 Qershor 2022, 14:11 Nga d.a
"Më telefonoi dhe më tha se e kërcënojnë",
Martin Çeço

MALIQ- Pas zbardhjes së autorëve të vrasjes së Martin Çeços në Maliq, e motra e tij ka thënë se 26-vjeçari prej disa ditësh ishte kërcënuar nga personat që e ekzekutuan.

“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 dite para se të zhdukej. Qante dhe më thoshte që ishte i mërzitur sepse e kërcënonin disa persona. Por nuk më tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e  kërcënonin”.- tha ajo.

Në një intervistë për Top Channel lidhur me motivet e ngjarjes, ajo tha se ajo dhe familja ishin në dijeni të lidhjes së dashurisë që i vëllai kishte me një vajzë.

“Ishim në dijeni të lidhjes me një vajze por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcënonin disa persona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçë”.- shtoi ajo.

Ndërkohë, një prej fqinjëve, Ditke Dokolli tregon se viktima dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte.

“Jetonin me djerse dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu. Jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”,- thotë ajo.

26-vjeçari Martin Çeço, i cili ishte zhdukur që nga 15 qershori është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kolanecit. Ishte babai i të riut ai që dha alarmin për zhdukjen e të birit. N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq tha se i biri është larguar nga shtëpia që nga mbrëmja e 15 qershorit.

Autorët e dyshuar të vrasjes janë identifikuar Bleti Angjo, 38 vjeç; Valter Mollaj, 43 vjeç dhe Edlir Mollaj, 35 vjeç. Krimi dyshohet se ka nisur për motive banale, lidhur me një vajzë 18-vjeçare me të cilën viktima ka pasur një romancë.

gjendet i vdekur martin ceco

Sondazh

Poll