Bota

Europa do përballet të 'nxehtin afrikan', Franca përgatitet për temperatura të larta, Spanja lufton me zjarret në pyje

Në Spanjë, dje zjarret pyjore dogjën gati 9,000 hektarëtokë në rajonin veriperëndimor

18 Qershor 2022, 13:56 Nga d.d
Europa do përballet të 'nxehtin afrikan', Franca
Foto ilustruese

SPAJNË-Europa do të përallet me temperatuar të larta këtë fundjavë. Franca, Spanja dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore përgatiten për një fundjavë të nxehtë duke thyer rekorde. Janë ngjallur shqetësimet për zjarret në pyje dhe efektet e ndryshimeve klimatike.Temperaturat ditën e djeshmë në Francë kanë arritur mbi 40 grad celcius.

Sipas The Guardian, moti të shtunën do të përfaqësojë një kulm të valës së të nxehtit të qershorit që është në përputhje me paralajmërimet e shkencëtarëve se fenomene të tilla tani do të godasin më herët se zakonisht për shkak të ndryshimeve klimatike. Temperaturat pritet të ulen pak nga e diela, me stuhi të parashikuara në disa pjesë të Francës.

Por parashikuesi shtetëror francez i motit Meteo France tha se rekordet e temperaturës së qershorit ishin parashikuar për 11 zona.

Në Spanjë, dje zjarret pyjore dogjën gati 9,000 hektarëtokë në rajonin veriperëndimor të Sierra de la Culebra, duke detyruar rreth 200 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, thanë autoritetet rajonale.

Disa qytete në veri të Italisë kanë njoftuar se mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme pasi një thatësirë ​​rekord kërcënon të bujqësin.

Ekspertët paralajmëruan se temperaturat e larta janë shkaktuar nga tendencat shqetësuese të ndryshimeve klimatike.

europe

Sondazh

Poll