Bota

Arrestohet një prift në Kanada për 'ngacmim seksual' para 50 vitesh në një shkollë rezidencial

Prifti kishte ngacmuar sekusualisht një fëmijë 10 vjeç, gjatë viteve 1968-1970

18 Qershor 2022, 12:17 Nga d.d
Arrestohet një prift në Kanada për 'ngacmim seksual'
Foto ilustruese

SHBA-Një prift 92-vjeçar në Kanada është arrestuar për 'ngacmim seksual' para 50 vitesh në një nga shkollat rezidenciale të Kanadasë. Sipas policisë kanadeze, prifti kishte ngacmuar sekusualisht një fëmijë 10 vjeç, gjatë viteve 1968-1970.

Sipas The Guardian, nga shekulli i 19-të deri në vitet 1970, më shumë se 150,000 fëmijë në SHBA iu kërkua të ndiqnin shkollat ​​e krishtera të financuara nga shteti si pjesë e një programi për t'i asimiluar ata në shoqërinë kanadeze.

Qeveria kanadeze kërkoi falje në parlament në vitin 2008 dhe pranoi se abuzimi fizik dhe seksual në shkolla ishte i shfrenuar. Shumë studentë kujtojnë se ishin rrahur sepse flisnin gjuhën e tyre. Ata gjithashtu humbën lidhjen me prindërit dhe zakonet e tyre.

Papa Françesku është planifikuar të vizitojë Kanadanë në fund të muajit të ardhshëm për t'u kërkuar falje grupeve indigjene për rolin e kishës katolike në shkolla.

kanda

Sondazh

Poll