Bota

Deklarata e Putin për Kosovës, Vulin: Rusia dhe Serbia nuk do ta njohin kurrë Kosovës

Vulin tha se duke e njohur Kosovën perëndimi të drejtën e më të fortit ku në vitin 1999 ligji ndërkombëtar u shkel nga agresioni i NATO-s në Serbi dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë.

18 Qershor 2022, 12:15 Nga d.a
Deklarata e Putin për Kosovës, Vulin: Rusia dhe Serbia nuk do ta
Aleksander Vulin

SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandër Vulin komentoi akuzat e presidentit rus Vladimir Putin i cili për luftën në Ukrainë tha se ishte krijuar një precedent me Kosovën.

Sipas mediave vendase, Vulin tha se duke e njohur Kosovën perëndimi të drejtën e më të fortit ku në vitin 1999 ligji ndërkombëtar u shkel nga agresioni i NATO-s në Serbi dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë.

"Rusia i referohet shembullit të Perëndimit, dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë për atë që vendosën si parim."- tha Vulin.

Vulin tha nëse ata që e njohën Kosovën e kuptonin gabimin dhe e tërhoqën njohjen e tyre, ata mund të kenë një argument moral për të dënuar Rusinë, në vend të kësaj, ata po kërkojnë nga Serbia të njohë Kosovën, që Serbia të shlyejë mëkatin e tyre me njohjen e saj.

Rusia nuk e ndryshon qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë, madje edhe nëse e njeh e gjithë bota, Serbia nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë, dhe kjo është megjithatë më e rëndësishme se gjithçka”, tha ministri Aleksandër Vulin.

Putin tha se Rusia ka çdo të drejtë të njohë republikat në Donbas sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe se kur Kosova shpalli pavarësinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e presionuar nga vendet perëndimore, vendosi se kjo ishte sipas Kartës së OKB-së.

 

aleksandër vulin njohja e kosoves

Sondazh

Poll