Bota

“Banorët të tmerruar”/Rrëfejnë për shpërthimit në fabrikën e gazit në Durrës: U alarmuam morëm fëmijët dhe u larguam

Njëri prej tyre i krahason shpërthimet me bombardimet e Rusisë

18 Qershor 2022, 13:10 Nga d.d
“Banorët të tmerruar”/Rrëfejnë për
Banori rrëfen

DURRËS-Banorët e Porto Romanës të cilët jetojnë pranë zonës ku ndodhet fabrika e gazit kanë treguar për  shpërthimet teksa ishin shumë të fuqishme. Ato kanë folur për Report TV, se janë alarmuar dhe se kanë marrë fëmijët dhe janë larguar drejt një zone më të sigurt. Njëri prej tyre i krahason shpërthimet me bombardimet e Rusisë.

Këto kanë shpërthyer shumë herë. 3 herë brenda ditës. Po largohemi tek të afërmit tanëm këtu ka shumë rrezik Kjo është problem. Rrezikohesh se këtu ka helm, nga shpërthimi kjo djeg rrushin. Ka shpërthyer si dinamit, lajmëruam zjarrfikësin. Ishim të tmerruar me fëmijë me gruan shpërthente në ajër ajo përpjetë u larguam. Ikëm poshtë nga lagja, është rrezik i madh. Kur nuk ka siguri, ky tha do të bëj fabrikë cokollatësh tani e nxorri fabrikë ‘bombash’, pse na gënjeu” tha një banorë.

Ka rreth një orë që ka ndodhur, ndodhën 2-3 shpërthime rresht. U alarmuam dhe morëm fëmijët e gratë dhe u larguam. Këto sot ishin shumë të fuqishme. Lajmëruam policinë dhe erdhën. Janë të rrezikshme, nuk lejohen bombula gazi këtu. Si fillim tha jo do bëj fabrikë shamposh, dhe tani bëri fabrikë gazi,”  tha një banorë.

Isha në gjumë, vetëm kur dëgjova shpërthim, herën e dytë dëgjova duke u dish krejt shtëpia. Kur dola në oborr re të mëdha gazi. Më pas pashë tym të zi e punëtorët duke bërtitura. Isha I tmerruar dhe u larguam morëm makinën e ikëm. Është e rrezikuar banesa. Kjo fabrikë ka 10 vite që është ndërtuar. Këto vite ka patur shpërthim të vogla. Vinte era e gazit. Si shpërthimet e rusit dinamit,” tha një banorë tjetër.

Bombola gazi kanë shpërthyer këtë mëngjes në fabrikën e Porto Romanos në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, ku depozitat e gazit u përfshinë nga flakët.

 

shperthim ne durres

Sondazh

Poll