Bota

Përmbytje në Bangladesh dhe Indi, 25 persona të vdekur dhe miliona të bllokuar (Foto)

Të dy vendet i kanë kërkuar ushtrisë që të ndihmojë me përmbytjet

18 Qershor 2022, 11:08 Nga d.d
Përmbytje në Bangladesh dhe Indi, 25 persona të vdekur dhe
Foto ilustruese

INDI- Një përmbytje ka ndodhur në veri-lindje të Indisë dhe Bangladeshit, si pasojë kanë vdekur 25 persona dhe miliona të tjerën janë bllokuar. 

Rrufetë e shkaktuara nga stuhitë kishin vrarë të paktën 21 persona në Bangladesh pasditen e djeshme thanë zyrtarët e policisë.

Sipas The Guardian, midis tyre ishin tre fëmijë të moshës 12 deri në 14 vjeç, të cilët u goditën në qytetin rural të Nandail, tha shefi i policisë lokale Mizanur Rahman.

Katër persona të tjerë u vranë kur rrëshqitjet e dheut goditën shtëpitë e tyre në kodër në qytetin port të Chittagong.

Të dy vendet i kanë kërkuar ushtrisë që të ndihmojë me përmbytjet, të cilat mund të përkeqësohen sepse shirat pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës.

Brahmaputra një nga lumenjtë më të mëdhenj të Azisë, ka përmbytur 3000 fshatra dhe toka bujqësore në 28 nga 33 rrethet e Asamit.

Disa shërbime treni u anuluan në Indi mes reshjeve të pandërprera gjatë pesë ditëve të fundit.Shkollat ​​janë kthyer në strehimore ndihme për të strehuar fshatra të tëra të përmbytura brenda pak orësh nga lumenjtë që shpërthyen papritur.

Muajin e kaluar, ndodhi një tjetër përmbytje në shtetet verilindore të Indisë, teksa goditi rajonet veriore dhe verilindore të Bangladeshit.

 

bangladesh indi

Sondazh

Poll