Bota

VIDEO/Kaos në aeroportin e Londrës, mijëra valixhe njëra mbi tjetrën

Një kaos i madh i bagazheve është parë jashtë një terminali në aeroportin më të ngarkuar të Mbretërisë së Bashkuar, Heathroë

18 Qershor 2022, 10:40 Nga d.d

VIDEO/Kaos në aeroportin e Londrës, mijëra valixhe njëra mbi

BRITANI E MADHE- Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në aeroportin Heathrow të Londrës. Një kaos i madh i bagazheve është parë jashtë një terminali në aeroportin më të ngarkuar të Mbretërisë së Bashkuar, Heathroë.

Kjo gjendje ka ardhur pasi ka patur munges të stafit dhe një problem me sistemin e bagazheve. Në videon e mëposhtme shihen valixhe të cilat kanë “pushtuar” një hapësirë goxha të madhe të aeroportit.

Linjat ajrore janë përballur me të njëjtat probleme me personelin, duke rezultuar në qindra anulime gjatë muajit të kaluar.

Sipas Sky News, disa kohë më parë shefi ekzekutiv i Heathroë, John Holland-Kaye ka thënë se pasagjerët e aeroportit ishin përballur vetëm me vonesa të vogla.

Ditën e djeshmë aeroporti Gatëick njoftoi se po kufizon numrin e fluturimeve ditore në 825 në korrik dhe 850 në gusht për të ndihmuar pasagjerët “të përjetojnë një standard më të besueshëm dhe më të mirë shërbimi” pas një rishikimi të operacioneve të tij.

 

 

 

 

londer heathrow

Sondazh

Poll