Bota

Jepet ‘OK’, vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’, për injektimin tek fëmijët pas moshës 6 muajsh

Vaksinimi i fëmijëve mbi 6 muajsh erdhi pas opinioneve pozitive të shprehura nga grupe ekspertësh

18 Qershor 2022, 10:13 Nga d.d

 

Jepet ‘OK’, vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’,
Foto ilustruese

 

SHBA-Agjencia shëndetësore amerikane për kontrollin e barnave, ka autorizuar përdorimin urgjent të vaksinave Pfizer dhe Moderna për fëmijët, duke filluar nga mosha gjashtë muajshe.

Sipas mediave të huaja, vaksinimi i fëmijëve mbi 6 muajsh erdhi pas opinioneve pozitive të shprehura nga grupe ekspertësh ditët e fundit.

Shumë familje, për të mos përmendur mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, kanë pritur gjatë për këtë vendim dhe në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e kësaj grupmoshe. Siç e kemi parë me grupmoshat më të mëdha ne presim që vaksinat për fëmijët më të vegjël të ofrojnë mbrojtje nga rezultatet më serioze të COVID-19, si shtrimi në spital dhe vdekja”, tha komisioneri i FDA, Robert Califf.

Ndërkohë OBSH e ka mbrojtur nismën duke thënë se vaksinat aktuale janë tepër efektive.

"Vaksinat aktuale Covid-19, të cilat bazohen te ‘Stasi’, stërgjysh i virusit SarsCoV2, vazhdojnë të tregojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda” thuhet nw njw deklarat tw OBSH.

 

sars-cov-2 robert califf

Sondazh

Poll