Bota

Lëvizte me makinë të blinduar, ekzekutohet anëtari i klanit të njohur mafioz në Malin e Zi

Për shkak të luftës së gjatë mes klanit "skalping" dhe "Kavac", Sakoviç ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar nga siguria.

18 Qershor 2022, 09:32 Nga d.a
Lëvizte me makinë të blinduar, ekzekutohet anëtari i klanit
Miliq Minja

MAL I ZI- Mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar në një atentat mafioz në Budva Miliq Minja Sakoviç, një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz malazez “Skaljar“. 

Sipas Vijestit,  për shkak të luftës së gjatë mes klanit "skalping" dhe "Kavac", Sakoviç ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar nga siguria.

Milic Minja Sakoviç në dokumentet e policisë konsiderohej si një anëtar i lartë i klanit “Skaljar“, por edhe drejtues i degës së Podgoricës, i cili ka qenë disa herë në shënjestër të vrasësve nga klani rival gjatë viteve të fundit.

Sipas informacioneve jozyrtare ai është ekzekutuar teksa ishte i ulur në një nga lokalet e Budvës nga një person i veshur me këmishë të bardhë. Sakoviçi ishte ulur në një tavolinë në rreshtin e parë të lokalit përballë shëtitores kur një burrë me këmishë të bardhë dhe kapele iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Shakoviçi mbijetoi një atentati më 8 shtator 2017, pasi vrasësit e qëlluan në gjoks me automatik me pesë plumba në kafenenë "Auto Zeta" në qendër të Podgoricës, derisa po priste që t'i lahej vetura në servis.

Atë ditë në një sulm mafioz mbeti i vrarë Ivan Nedoviqi nga Podgorica, djali i pronarit të servisit, i cili nuk kishte lidhje apo njohje me Sakoviçin. Sakoviç mbijetoi atë ditë, me shumë gjasa falë vëllait të tij Marko Shakoviq, i cili u hodh mbi të dhe e rrëzoi në dysheme.

Në fillim të marsit 2021, policia arrestoi një grup të organizuar kriminal prej pesë anëtarësh, i cili akuzohej për planifikimin e vrasjes së Miliq Minja Ssakoviçit.

Prokuroria speciale e shtetit beson se ata e penguan grupin të vriste Sakoviçin dhe në telefonat e koduar të të arrestuarve për planifikimin e likuidimit, hetuesit gjetën disa fotografi të tij nga dritarja e shtëpisë së familjes në Zagoric.

vritet miliq minja atentat ne mal te zi

Sondazh

Poll