Bota

LUFTA/Putin: S'jam kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, Scholz thirrje për bisedime

Katër civilë vdiqën dhe gjashtë u plagosën dje nga bombardimet ruse në rajonin Donetsk të Donbasit

18 Qershor 2022, 08:31 Nga d.d
LUFTA/Putin: S'jam kundër anëtarësimit të Ukrainës
Foto ilustruese

UKRAINË-Lufta sot ka hyrë në ditën e 115. Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklarauar se nuk ka 'asgjë kundër' anëtarësimit të Ukrainës në BE. Deklarata e tij ka shokuar, teksa Putin e ka nisur luftën pasi nuk dontë që Ukraina të anëtarësohej në NATO. E ndërsa pas 115 ditës luftë në Ukrainë, ai shprehet se nuk qenka problem për të anëtarësimi i Ukrainës në BE. Çfarë do të ndodh pas kësaj deklarate?

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me liderin rus për t'i dhënë fund luftës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka postuar një shkrimi në Twitter, teksa shprehet se trimëria e ukrainasve i kishte krijuar Evropës mundësinë për të “krijuar një histori të re lirie.

Ngjarjet më të fundi të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska nuk ka "asgjë kundër" anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Ai i bëri komentet dje pasi Komisioni Evropian rekomandoi dhënien e statusit të kandidatit të Kievit të bllokut 27-anëtarësh.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ishte "absolutisht e nevojshme" që liderët të flisnin drejtpërdrejt me Putinin në përpjekje për t'i dhënë fund luftës.

Katër civilë vdiqën dhe gjashtë u plagosën dje nga bombardimet ruse në rajonin Donetsk të Donbasit.

Dhjetra civilë ukrainas kryen stërvitje ushtarake ditën e djeshme në pozicionet e fortifikuara të lënë nga trupat ruse në Bucha , një qytet sinonim i krimeve të luftës për të cilat fajësohen forcat e Moskës.

Ukraina mori një hua prej 733 milionë dollarësh nga Kanadaja.

Një grup hetuesish dhe ekspertësh ndërkombëtarë kanë vizituar zonat e shkatërruara nga lufta pranë Kievit , duke përfshirë një shkollë të djegur, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm të Ukrainës për krimet e dyshuara të luftës.

lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll