Sport

Vetëm Drogba ka mbijetuar! Nga Shevchenko duke përfundur te Lukaku, Chelsea zbulon mallkimin e qendërsulmuesit

Chelsea me të gjitha gjasat do ta lërë Lukakun të largohet te Inter dhe do të vazhdojë të ndryshojë sulmues sikur të ishte veshje.

17 Qershor 2022, 22:16 Nga DOSJA

Vetëm Drogba ka mbijetuar! Nga Shevchenko duke përfundur te Lukaku,

ANGLI- Chelsea me të gjitha gjasat do ta lërë Lukakun të largohet te Inter dhe do të vazhdojë të ndryshojë sulmues sikur të ishte veshje. Belgu është vetëm i fundit në një linjë të gjatë sulmuesish të goditur nga një lloj mallkimi. I vetmi që e shmangu ishte Didier Drogba. Mbërritur nën tingujt e milionave, të gjitha blerjet më të mëdha të Chelseat të kryera në 16 metrat e fundit kanë zhgënjyer.

Para së gjithash, ishte Shevchenko, nënshkrimi i parë i madh i Chelseat-it të ri në vitin 2006. 44 milionë për Milanin dhe paraqitjet padyshim nën mesataren për ukrainasin.
Akoma edhe më keq për Fernando Torres. Skuadra londineze shpenzoi 60 milionë euro për ta marrë nga Liverpool. El Niño humbi rrugën e golit dhe praktikisht nuk e gjeti më. 20 gola në Premier League në 3 sezone.

As një tigër si Falcao nuk ka arritur të ulërijë te Chelsea. Edhe Radamel Falcao, i njohur botërisht si një nga sulmuesit më të mirë, ka zgjedhur Stamford Bridge për t'i dhënë fund karrierës së tij në nivelin më të lartë. Pas një eksperience të paharrueshme me fanellën e United, ai kërkoi të shkëlqente në Londër, por ai ishte një dështim i bujshëm. Vetëm 12 paraqitje në kampion, 1 gol i shënuar.

Në vitin 2016 Morata kalon Torresin. Sulmuesi shitet te Chelsea për 66 milionë euro: ai bëhet spanjolli më i shtrenjtë në histori duke kaluar Fernando Torres, por performanca është pothuajse identike. Sarri, në janar 2017, kërkon dhe merr Gonzalo Higuain, i cili nuk po i tregonte të gjitha vlerat e tij Milanit.

Argjentinasi pranon me entuziazëm destinacionin Londa por edhe eksperienca e tij është e dështuar. Në gjashtë muajt e tij me fanellën e bluve ai arriti të shënonte vetëm pesë gola.
Werner, një dashuri që nuk lulëzoi kurrë as me Lampard dhe as me Tuchel.

Qendërsulmuesi gjerman, i cili duhet t'i kishte rikthyer dinjitetin rolit të qendërsulmuesit të Chelseat, është kthyer në një nga më të kritikuarit e tifozëve, të cilët, pavarësisht fitores në Champions League, kanë kërkuar shitjen e tij. Performanca e tij nuk i përmbushi pritjet e një lojtari të paguar 60 milionë euro: vetëm 23 gola në 89 paraqitje.

E.Ç (Dosja.al)

chelsea

Sondazh

Poll