Aktualitet

Automatik dhe municion ushtarak në shtëpi, arrestohet 17-vjeçari në Kurbin

Sipas njoftimit të policisë, janë marrë disa sinjalizime nga qytetarët se i riu mbante armë zjarri pa leje në banesë ku pas kontrollin dhe sekuestrimin u bë dhe arrestimi në flagrancë.

18 Qershor 2022, 09:24 Nga d.a
Automatik dhe municion ushtarak në shtëpi, arrestohet
Arma e sekuestruar

KURBIN- Një 17-vjeçar nga Mamurrasi ka rënë në pranga e policisë së Kurbinit për armëmbajte pa leje pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet një amrë dhe disa fishekë.

Sipas njoftimit të policisë, janë marrë disa sinjalizime nga qytetarët se i riu mbante armë zjarri pa leje në banesë ku pas kontrollin dhe sekuestrimin u bë dhe arrestimi në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

policia e kurbinit arrestohet 17-vjecari ne kurbin

Sondazh

Poll