Politike

Nis sot Java Kulturore Spanjolle, Rama: Ju ftoj të jeni pjesë e aktiviteve muzikore, kinematografike dhe sportive

Në një postim në Facebook Rama njoftoi se duke nisur nga sot e deri më 28 qershor në kryeqytet do të zhvillohet disa aktivitete me rastin e javës spanjolle.

18 Qershor 2022, 08:02 Nga d.a.
Nis sot Java Kulturore Spanjolle, Rama: Ju ftoj të jeni pjesë e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim dhe ftesë për të gjithë qytetarë që të bëhen pjesë e javës spanjolle.

Në një postim në Facebook Rama njoftoi se duke nisur nga sot e deri më 28 qershor në kryeqytet do të zhvillohet disa aktivitete me rastin e javës spanjolle.

"MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t'iu bashkuar Javës së Kulturës Spanjolle që nis sot e deri më 28 qershor, me një mori aktivitetesh për të gjitha moshat, ku do të shfaqet një copëz e vogël po e bukur Spanje, nga muzika e kinemaja tek legjendat e sportit, ju uroj një fundjavë të bukur"-shkroi Rama.


Si pjesë e javës spanjolle në kryeqytet do të zhvillohen disa aktivitete për të gjitha moshat ku do të shfaqet një pjesë e kulturës spanjolle duke nisur nga organizimet muzikokre, kinematografike por edhe sportive.

java spanjolle ne tirane edi rama

Sondazh

Poll