Politike

Peleshi: Bashkitë telefonojnë kur shohin tymin, s'është zgjuarsi të harxhosh 50 mln euro për zjarret

Peleshi tha se Shqipëria ka fonde, por disa herë nuk përdoren siç duhet nga bashkitë e ndaj kur ka emergjenca, nuk ka mjete të nevojshme.

17 Qershor 2022, 22:48 Nga F.M
Peleshi: Bashkitë telefonojnë kur shohin tymin, s'është
Niko Peleshi

KORÇË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se fajin për mosneutralizimin e zjarreve e kanë bashkitë që nuk angazhohen. Ai tha se zinxhiri i reagimit nuk funksionon siç duhet pasi presin që kur situata të rëndohet, të telefonojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe të kërkojnë helikopter për fikjen e zjarreve, ndërsa vetë nuk angazhohen. Ai tha se nuk është ndonjë zgjuarsi që të investosh 50 milionë euro në një mjet fluturues, siç ishte avioni që erdhi nga Greqia e që përdoret vetëm një muaj në verë. Ai tha se për këtë punë është mekanizmi i emergjencave dhe se ndihmon shumë vende në kohën e zjarreve dhe të emergjencave të tjera mjedisore. Peleshi tha se Shqipëria ka fonde, por disa herë nuk përdoren siç duhet nga bashkitë e ndaj kur ka emergjenca, nuk ka mjete të nevojshme.

"Sazani nuk u dogj, pati një zjarr i cili ishte serioz sepse Sazani ka një bimësi të egër dhe kjo e bënte të vështirë. Ky ishte edhe qëllimi i takimit te sotëm sepse nuk funksionon akoma siç duhet zinxhiri i reagimit, të parët që ata përballen duhet të jenë administratorët , bashkitë. Nuk e kam fjalën për kritika specifike, por ky zinxhir nuk funksionon siç duhet. Çdo bashki nuk reagon, e para neglizhojnë proceset, sensibilizimin shumë të rëndësishëm për identifikimin e hershëm edhe për eliminimin e një zjarri potencial dhe pastaj degradon situata. Vetëm kur e shokun tymin dhe zjarrin që merr përmasa të mëdha i bien telefonit dhe kërkojnë helikopterin. Helikopterë edhe 5 edhe 10 dhe 20 të ketë Shqipëria nuk mund të hedhë ujin në çdo vatër zjarri. Është e rëndësishme që të reagojmë nga bashkitë dhe pastaj patjetër kur vjen çështja që bashkitë me kapacitetet e tyre nuk e përballojnë dot, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura bën koordinimin e të gjitha kapaciteteve në të gjitha institucionet përfshi dhe kapacitetet e forcave të armatosura dhe kur mundësitë tina shterojnë është mekanizmi europian i Mbrojtjes Civile i cili reagon dhe mbështet të gjitha vendet e bashkimit Europian por jo vetëm. Mekanizmi i emergjencave na është përgjigjur shumë shpejt në rastin e Sazanit me një mjet Greqia që pati goxha efekt, por zjarret në fund i shuan ai ushtari që ndonjëherë e përqeshin, por që bën punë të pazëvendësueshme as nga avioni as nga helikopteri. Sot kam filluar një tur për takimet me kryetarët e bashkive, prefektët dhe strukturat e emergjencat civile për t’ju kujtuar detyrimet ligjore por edhe për tu angazhuar edhe nga ana jonë për një bashkëpunim të mirë. Funksionon në këtë mënyrë, agjencia kombëtare e mbrojtjes civile, nuk ka kapacitetet e veta, nuk ka mjetet e veta, por është institucioni që koordinon të gjitha  për t’ju përgjigjur rasteve të emergjencave civile. Radha fillon që nga kryeplaku i fshatit dhe më pas të gjitha të tjerat. Ministria  e Mbrojtjes ka ndarë këtë vit 10 mln dollarë për Emergjencat Civile për bashkitë jo kudo është përdorur si duhet dhe me zgjuarsi apo përgjegjshmërinë e duhur. Ne kemi kapacitetet tona të brendshme ajrore të cilat janë të limituara dhe nuk ka asgjë për tu fshehur, takati financiar i Shqipërisë nuk është të blerë avionë për shuarjen e zjarreve, ato kushtojnë 50 mln euro, nuk është puna që nuk i kemi 50 mln euro, por mjete të tilla kërkojnë dhe kapacitete mirëmbajtje, por mirëmbajtja kushton më tepër sesa helikopteri. Nuk është ndonjë gjë e zgjuar të harxhosh kaq para për një mjet që do e përdorësh vetëm një muaj në verë,"- tha Peleshi ndër të tjera. 

Sazani u shua me ndihmën e Greqisë. Pas tre ditëve në flakë, në ishull mbërriti avioni nga vendi fqinj për të shuar flakët.

niko peleshi

Sondazh

Poll