Politike

Hapet panairi i makinave në Shqipëri, Rama: S'na tremb ëndrra për Formula 1

Ai ftoi fëmijët e qytetarët që të vizitojnë panairin e mjeteve brenda datave 17-18-19 Qershor 2022, ku tha se ekspozohen gjëra shumë tërheqëse.

17 Qershor 2022, 20:35 Nga F.M
Hapet panairi i makinave në Shqipëri, Rama: S'na tremb
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar sërish se Formula 1 mund të vijë në Shqipëri, konkretisht në Elbasan ku tha se po vijon puna për autoparkun e atij qyteti për të realizer garat botërore në vendin tonë. I ndodhur në Automotive Fair Albania, panairin e parë të makinave në Tiranë, Rama tha se shpreson që ajo ëndërr të bëhet realitet. Ai ftoi fëmijët e qytetarët që të vizitojnë panairin e mjeteve brenda datave 17-18-19 Qershor 2022, ku tha se ekspozohen gjëra shumë tërheqëse.

"Është një panair i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Gjithashtu gjen hapësirë një industri r cila po rritet dhe ne besojmë duam ta shtyjmë sa më shumë në të ardhmen e afërt në mënyrë që të krijojmë vende pune. Dua t’i ftoj ata që na ndjekin që të vijnë ta vizitojnë këtë hapësire ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët. Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë. Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm. Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës 1, në një pistë me të gjitha standarde,"- tha Rama ndër të tjera. 

Kryeministri Edi Rama e ka premtuar edhe më herët këtë gjë. Konkretisht në gusht të vitit të kaluar, Rama tha se kjo ëndërr kishte hyrë në rrugën e realizimit. Autoparku modern, sipas Ramës, është projektuar në bashkëpunim me FIA-n.

edi rama

Sondazh

Poll