Sport

Zyrtare/ Nga sulmi në pankinë, zbulohet skuadra e parë si trajner për Klosen

Miroslav Klose ka përfunduar zyrtarisht praktikën si trajner. Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Lazios, ndër të tjera, është emëruar për herë të parë si trajner i një ekipi të parë

17 Qershor 2022, 21:20 Nga DOSJA

Zyrtare/ Nga sulmi në pankinë, zbulohet skuadra e parë si trajner

AUSTRI- Miroslav Klose ka përfunduar zyrtarisht praktikën si trajner. Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Lazios, ndër të tjera, është emëruar për herë të parë si trajner i një ekipi të parë. Që nga largimi nga futbolli aktiv, Klose ka mbajtur rolet e bashkëpunëtorit teknik të kombëtares gjermane dhe ka drejtuar Bayern U-17, duke vepruar si zëvendës i Hansi Flick në sezonin 2020/21 me Bayern Munich. Ish-sulmuesi gjerman është bërë trajneri i ri i Altach.

Skuadra luan në Bundesligën austriake, në sezonin e fundit përfundoi në vendin e 11-të. Hansi Flick, i bindur nga cilësitë e Klose-s, kishte dashur ta merrte në stafin e Kombëtares, por ish-sulmuesi dukej se donte të angazhohej për të drejtuar një ekip të parë.

E.Ç (Dosja.al)

klose

Sondazh

Poll