Sport

Në Spanjë kanë gjetur një mënyrë për të anuluar kontratën e Mbappe-s me PSG: "Ai nuk mund të luajë"

La Liga i ka shpallur luftë Paris Saint-Germain dhe është gati të bëjë gjithçka për të frenuar fuqinë e tepruar ekonomike të klubit francez

17 Qershor 2022, 20:53 Nga DOSJA

Në Spanjë kanë gjetur një mënyrë për të

SPANJË- La Liga i ka shpallur luftë Paris Saint-Germain dhe është gati të bëjë gjithçka për të frenuar fuqinë e tepruar ekonomike të klubit francez, si për të shpresuar për një rregullim të ri financiar të merkatos me rregulla më të rrepta. Lëvizja e parë është denoncimi duke e konsideruar të paligjshme kontratën e firmosur nga Mbappe.

I takon avokatit francez Juan Branco të studiojë strategjinë e duhur që kontrata e lojtarit të bëhet e pavlefshme. Beteja juridike është vetëm në fillim: nëse seanca e parë dështon, do të apelohet në Komisionin Europian apo edhe në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian. "Sot Mbappé nuk mund të luajë për PSG - tha avokati - Ne e dimë se do të jetë e vështirë duke pasur parasysh se vetë Presidenti Emmanuel Macron i ka kërkuar të qëndrojë".

Për hapjen e armiqësive ishte numri një i futbollit iberik, Javier Tebas, i cili në tëeet kishte nisur sulmin e parë, duke i konsideruar anormale kushtet e rinovimit. 130 milionë euro për firmën, një pagë 30 milionë neto dhe mundësia për të kontrolluar tërësinë e të drejtave të imazhit. “Pasi ka regjistruar humbje prej 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe me një faturë pagash mbi 600 milionë euro, ajo që PSG po bën me Mbappen duke përdorur shuma të mëdha parash është një fyerje për futbollin”.

Megjithatë, plani i avokatit shkon përtej rastit Mbappe, Ai do t'i kërkojë ministres transalpine të sportit, Amélie Oudéa-Castéra, revokimin e të gjitha kontratave që PSG zyrtarizoi duke filluar nga 25 qershori i vitit të kaluar.Pse pikërisht ajo datë? Si për shkak se në atë kohë u bë inspektimi i fundit nga autoritetet franceze në llogaritë e klubeve.

Pritej që këtë sezon PSG do t'i duhej të mblidhte 180 milionë euro nga shitjet e lojtarëve në mënyrë që të kishte një bilanc financiar dhe në vend të kësaj ata shitën një lojtar për 7 milionë, dhe për më tepër, ata rinovuan me Mbappe-n.

E.Ç (Dosja.al)

mbappe

Sondazh

Poll