Aktualitet

Medi Malkaj performoi tek Teatri ‘Marr guximin’, autori Vangjel Kozma: Turp të kesh, të mëshiroj!

27 Korrik 2019, 20:49 Nga DOSJA
Medi Malkaj performoi tek Teatri ‘Marr guximin’, autori Vangjel

TIRANË– Ditën e sotme në ambientet e Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Medi Malkaj ka interpretuar shfaqjen «Marr guximin» të shkrimtarit dhe skenaristit të njohur Vangjel Kozma.

Ky i fundit, pasi është vënë në dijeni, iu drejtuar redaksisë së TEMA duke u shprehur i revoltuar dhe i fyer që pjesa e tij po përdorej në një aktivitet politik që nuk ka lidhje me të.

“Unë, -tha Vangjel Kozma, – i bëra një mesazh Malkjes, të cilin ju lutem ta botoni dhe ju”.

Mesazhi:

“”Marr guximin” unë e kam shkruar si revoltë ndaj atyre plehrave politike dhe njerëzore që do duartrokasin sonte bythëlëpirjen tënde provinciale, injorante dhe mjerane.

Vazhdon të sillesh pabesisht dhe poshtërsisht duke vepruar prapa krahevë.

Turp të kesh, po prapë të mëshiroj se të njoh më mirë sesa njeh ti veten. Lëpirje të mbarë!”

Ai ka komentuar edhe debatin në lidhje me shembjen apo jo të Teatrit Kombëtar.

“Ndërsa, në lidhje me atë që po diskutohet sot, që të prishet apo jo, po deklaroj që ajo barakë turpëruese që quhet Teatër Kombëtare duhet shembure bashkë me atë bandë mjerane dhe mediokre që përfaqëson primitivizmin në luftë me qytetërimin” shprehet Kozma në prononcimin për gazetën TemA.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet medi malkaj shembja e teatrit kombëtar shfaqja e medi malkaj teatri kombetar medi malkaj shembja e teatrit kombëtar shfaqja e medi malkaj teatri kombetar

Sondazh

Poll