Aktualitet

Turistët spanjollë vizitojnë Teatrin Kombëtar: Mos e ndalni betejën, tek ne objektet historike mbrohen nga qeveria

27 Korrik 2019, 19:42 Nga DOSJA
Turistët spanjollë vizitojnë Teatrin Kombëtar: Mos e ndalni

TIRANË- Edhe pse situata në ambientet e Teatrit Kombëtar është ende e tensionuar, një grup turistësh spanjollë kanë vizituar godinën e Teatrit, duke e cilësuar si godinë me vlera kulturore dhe historike për vendin tonë. 

Gjatë një prononcimi për “Fax News”, turistët kanë sugjeruar rikonstruksionin e godinës në vend të shembjes së saj. “Mund të jetë e vështirë të luftoni me qeverinë, por mos e ndaloni betejën. Kjo godinë është historike”. Ky ishte mesazhi i një grupi turistësh Spanjollë që kishin zgjedhur godinën e Teatrit Kombëtar si një nga pikat e vizitës së tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri.

“Mund të jetë e vështirë të dilni dhe të luftoni kundër qeverisë, dhe nuk e di se sa sukses do të keni, por ju them të përpiqeni dhe të mos e ndalni betejën tuaj. Kjo godinë është hitorike, ka vlera kulturore dhe është mjaft interesante”, shprehen ata.

Të informuar mbi aktualitetin e çështjes së Teatrit në Shqipëri, turistët e krahasuan gjendjen e Teatrit me godina të tjera të vjetra në Spanjë që sipas tyre, pavarësisht vjetërsisë ruhen dhe mbrohen nga qeveria.

Sipas turistëve, me pak financime mund të arrihet rikonstruktimi i godinës, në vend të shembjes së saj.

“Për sa kohë është e përdorshme dhe pa dëmtime nga brenda, përse të prishet? Të tilla situata kemi pasur dhe në Spanjë për disa godina të  vjetra, por tani ruhen dhe mbrohen nga qeveria, madje kjo sallë është shume më intersante. Me pak financime mund te rikonstruktohet, në vend që të shembet”, tha njëri prej turistëve spanjollë. 

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.

Marrë nga Faxnews

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar turisti spanjoll ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar turisti spanjoll

Sondazh

Poll